image Ekskluzive: Këta janë tre vëllezërit ferizajli që u rrahën brutalisht mes vete për shkak të veturës

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë tre vëllezërit ferizajli që u rrahën brutalisht mes vete për shkak të veturës

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të konfliktit në familje në Ferizaj, ku janë rrahur mes vete tre vëllezër pas një konflikti që ka shpërthyer për shfrytëzimin e një veture.

Sinjali mëson ekskluzivisht se tre vëllezërit janë Ilaz Hasani, Haki Hasani dhe Jakup Hasani.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:45, në rrugën “Abdylselam Ahmeti” në Ferizaj.

Incidenti, siç mëson Sinjali ka nisur kur Ilazi e ka goditur me gurë, Hakin, e më pas Hakia dhe Jakupi, sëbashku janë futur në dhomën e Ilazit dhe e kanë sulmuar atë me grushte, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti, duke akuzuar njëri-tjetrin për sulm.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj tre vëllezërve të dyshuar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Lëndim i lehtë trupor – dhunë në familje” dhe caktimin e masës së ndalimit për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/