image Ekskluzive: Këta janë tre qytetarët e arrestuar në Gjakovë – aksioni përfshin edhe shoqërimin e disa policëve për intervistim

Politikë

Ekskluzive: Këta janë tre qytetarët e arrestuar në Gjakovë – aksioni përfshin edhe shoqërimin e disa policëve për intervistim

news image

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se tre qytetarë janë arrestuar sot në Gjakovë, si rezultat i një aksioni të gjerë të ndërmarrë nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjakovës dhe me asistencën e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, personat e arrestuar në lidhje me këtë rast janë Domenik Pali, Davit Pnishi, Bellmondo M. Pali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ndaj tyre ekzistojnë dyshime për përfshirje në veprimtari të ndaluara, çka ka çuar në ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme nga ana e organeve të hetuesisë.

Paralelisht me arrestimin e tyre, në kuadër të këtij rasti janë shoqëruar në hapësirat e Policisë disa zyrtarë policorë për intervistim, për të sqaruar rolin e tyre të mundshëm apo lidhjet me personat e arrestuar.

Hetimet janë në vijim dhe veprimet po zhvillohen në disa lokacione të qytetit të Gjakovës.

Sinjali do të vazhdojë të sjellë informacion të detajuar për këtë rast sapo të konfirmohen të gjitha rrethanat nga institucionet përkatëse.

/GazetaSinjali/