image Ekskluzive: Këta janë tre policët e suspenduar për rastin e dhunës ndaj të arrestuarit në Ferizaj

Siguri

Ekskluzive: Këta janë tre policët e suspenduar për rastin e dhunës ndaj të arrestuarit në Ferizaj

news image

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre policëve të Ferizajt, pas publikimit të videos ekskluzive të Gazetës Sinjali, ku shihen zyrtarët teksa ushtrojnë dhunë ndaj një të arrestuari.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se të suspenduarit janë: Artin Çerkini, Adnan Ademi dhe Sakip Lubishtani.

“Sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Ferizaj”, tha IPK në njoftimin për media.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 23.12.2024 në Ferizaj në orët e vona të natës kur policia kishin ndaluar një të dyshuar i cili nuk ishte ndaluar me veturën e tij dhe policia i ishte vënë në ndjekje.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së në interes të hetimit kanë dhënë rekomandimin për suspendim nga detyra për tre zyrtarë policorë të cilët janë të dyshuar për tejkalim të autorizimeve dhe veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kompetent.

/GazetaSinjali/