image Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit për therjen me thikë në Orllan të Podujevës, zbulohet motivi i rastit

Siguri

Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit për therjen me thikë në Orllan të Podujevës, zbulohet motivi i rastit

news image

Incidenti i mbrëmshëm në fshatin Orllan të Podujevës, ku një person u ther me thikë dyshohet se ndodhi pas një konflikti për një rast të ngacmimit. Tre persona të dyshuar përfunduan në pranga të Policisë për këtë rast dhe të njëjtit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se tre personat që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast janë Altin Shabani, Albit Rexhepi dhe Bajram Shabani.

Në bazë të informacioneve të para, ata po dyshohen se e kanë sulmuar fizikisht viktimën, një 22-vjeçar, e madje njëri prej tyre e ka therur me thikë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se motivi që dyshohet se i futi palët në sherr është ngacmimi i familjares së viktimës nga të dyshuarit.

 Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht (dyshohet me mjet të mprehte), viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar ne mbajtje.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/