image Këta janë të dyshuarit për të shtënat natën e Vitit të Ri në Gjilan, kapen armë e municion pas bastisjeve

Siguri

Këta janë të dyshuarit për të shtënat natën e Vitit të Ri në Gjilan, kapen armë e municion pas bastisjeve

news image

Natën e Vitit të Ri siç ndodhë pothuajse çdo vit u festua me armë e me fishekzjarrë në Kosovë. Në plot qytete, pati incidente me lëndime trupore, por fatmirësisht pa pasoja fatale. Për një ndër rastet ku dyshohet se u shkaktua rrezik i përgjithshëm në Gjilan, Policia ka kryer bastisje dje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se kontrolli është kryer në vendbanimet e familjes Hoxha në fshatin Cërnicë, ku janë gjetur armë e municion.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit që kanë shtënë me armë zjarri dhe përfunduan në Polici disa ditë pas nisjes së vitit të ri janë Ridvan Hoxha, Rilon Hoxha dhe Albin Hoxha.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, Policia ka sekuestruar katër armë të gjata, pistoletë, mbi 260 fishekë, karikatorë, si dhe gëzhojat që janë gjetur në lokacionin ku janë shkrepur armët.

Të dyshuarit që gjuajtën mbi 30 herë tashmë do të hetohen për dy vepra penale.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/