image Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit për rrahjen brutale të 22-vjeçarit në veri, dërgohen në paraburgim

Siguri

Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit për rrahjen brutale të 22-vjeçarit në veri, dërgohen në paraburgim

news image

Përleshjet në të cilat përfshihen qytetarët në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe kjo po konsiderohet edhe si cenim i sigurisë publike. Të tilla incidente ndodhin jo rrallëherë edhe në kafeteri, siç ndodhi së fundmi në veri, ku u rrah brutalisht një 22-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Rrahja ka ndodhur në lokalin ‘Atlantida’ në Leposaviq, ku i riu u grushtua dhe u godit me shishe brenda kafeterisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sinjali ka mësuar se personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë Danilo Rakovic, Sreqko Gjuriqiq, Dejan Vulloviq dhe Marko Virijeviq.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit dhe brenda afatit ligjor është ushtruar edhe kërkesa për masën e sigurisë.

I dyshuari Marko Virijeviq është liruar, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë dërguar në paraburgim për 30 ditë.

Tre të dyshuarit kryesor do të hetohen për veprën ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa Virijeviq për veprën penale ‘Deklarim i rremë’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/