Jo rrallëherë ndodhin raste të mosmarrëveshjeve që përfundojnë në përleshje fizike në rrugë në vendin tonë. Një konflikt verbal që eskaloi në rrahje ka ndodhur në rrugën “Karem Lavton” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali dy persona i kanë shkaktuar lëndime të rënda viktimës në Prishtinë, i cili si pasojë e lëndimeve të rënda trupore ka pranuar tretman mjekësor.
Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit që rrahën brutalisht viktimën janë: Feston Zogiani, rreth 36 vjeçar dhe J.D., i mitur, që janë arrestuar nga Policia.
Dy të dyshuarit pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.