image Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për plagosjen me armë para Picerisë “Doro” në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për plagosjen me armë para Picerisë “Doro” në Prishtinë

news image

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ndërsa Policia tashmë ka identifikuar dy personat që dyshohen për rastin.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuar janë Amar Xhemshiti dhe Amir Xhemshiti, ndërsa viktimë është K. M. (30 vjeç).

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50 në rrugën “Xheladin Hana”, pranë Picerisë “Doro”, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Kur njësitë policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë hasur një BMW X6 me targa 01-999-HV, të braktisur, për të cilën dyshohet se është përdorur nga autorët para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Sipas hetimeve fillestare, Amar Xhemshiti dhe Amir Xhemshiti dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të K. M, i cili më pas është paraqitur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merr trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe ekipi i forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Amar Xhemshiti dhe Amir Xhemshiti ndodhen në arrati, ndërsa Policia është duke punuar për lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/