image Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit për përfshirje në rastin e vjedhjes së rëndë në një shtëpi në Gjakovë

Siguri

Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit për përfshirje në rastin e vjedhjes së rëndë në një shtëpi në Gjakovë

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar para disa javësh një familje në Gjakovë, por që Policia tashmë ka arritur që t’i arrestojë të dyshuarit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit që u arrestuan për këtë rast janë V.A., (16) dhe Qaush Lapi (31)– të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

I mituri u arrestuar nën dyshimin se kishte vjedhur stoli të arit, në vlerë prej rreth 10 mijë euro, ndërsa i arrestuari tjetër dyshohet se i ka ofruar ndihmë pas kryerjes së veprës penale të vjedhjes së raportuar.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.

“Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje, ndërsa rasti është ricilësuar “Vjedhje e rëndë” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/