Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë me armë që tronditi Prishtinën në orët e para të mëngjesit.
Siç mëson Sinjali, në këtë rast janë përfshirë disa persona, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Të plagosur kanë mbetur:
Pajtim Maqkovci, rreth 36-vjeçar
Blerim Shuleta, rreth 32-vjeçar, i njohur me nofkën “LALA”
Ndërsa si të dyshuar për rastin figurojnë:
një person ende i paidentifikuar, i cili ndodhet në arrati, si dhe Valdet Hasani, rreth 34-vjeçar, i cili është intervistuar nga policia.
Sipas informatave, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh gëzhojash, çka tregon për intensitetin e të shtënave.
Po ashtu, njëri nga të dyshuarit dyshohet për manipulim me prova, pasi kishte fshehur një armë zjarri që më pas është sekuestruar nga policia.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim në QKUK dhe ndodhen nën kujdes mjekësor.
Rasti është cilësuar si: “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Manipulim me prova”.
Hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë të përfshirëve.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!