Njësia e Antidrogës në Fushë Kosovë ka kryer aksion mbrëmë, ku janë kapur dy persona të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike. Gjatë aksionit është sekuestruar edhe një sasi e drogës e llojit marihuanë, raporton Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit që ranë në prangat e Policisë janë Flamur Doda dhe Leonat Bullatovci.
Nga informacionet e para, thuhet se Policia gjatë aksionit ka ndaluar personat e dyshuarit dhe te ta kanë hasur në substanca narkotike – ku dhe janë sekuestruar 627 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe po vazhdohet me procedurat e mëtejme.
Sinjali në anën tjetër do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.