image Ekskluzive: Këta janë të arrestuarit e dyshuar për vjedhje në Ferizaj, dy të mitur në arrati

Siguri

Ekskluzive: Këta janë të arrestuarit e dyshuar për vjedhje në Ferizaj, dy të mitur në arrati

news image

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për bizneset. Bizneset e ndryshme në Kosovë janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i vjedhjes së derivateve ka ndodh edhe në fshatin Dremjak të Ferizajt, ku disa persona dyshohet se kanë vjedhur rreth 40 litra naftë nga një ekskavator.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali në këtë rast janë përfshirë pesë të dyshuar, na të cilë tre janë arrestuar.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se të arrestuar janë: Aid Haliti, Altin Haliti dhe një i mitur me inicialet E.S.

Ndërsa, edhe dy të mitur të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas intervisitimit, me urdhër të Prokurorit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh ndaj dy të dyshuarve madhorë, ndërsa ndaj të miturit 24 orë.

Dy të dyshuarit e tjerë të mitur janë identifikuar dhe Policia është në kërkim të tyre.

/GazetaSinjali/