image Ekskluzive: Këta janë pronari i kompanisë 'Uplift' dhe menaxherët e arrestuar pas vdekjes së 25-vjeçarit në Prizren

Siguri

Ekskluzive: Këta janë pronari i kompanisë ‘Uplift’ dhe menaxherët e arrestuar pas vdekjes së 25-vjeçarit në Prizren

news image

Tre persona janë arrestuar të dielën lidhur me rastin e rëndë të vdekjes së punëtorit 25-vjeçar, Arbër Gërguri në Prizren. Të dyshuarit janë menaxherë të kompanisë, ku i riu po punonte dhe të njëjtit tashmë janë dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se menaxherët e arrestuar janë Bardh Hoti, pronar i kompanisë ‘Uplift’, Besart Koqinaj, menaxher, si dhe Avni Latifi, punë kryes i angazhuar nga kjo kompani.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në obduksion. Rasti në hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/