image Ekskluzive: Këta janë pronarët e kompanisë së autobusëve "Albana" që e rrahën dhe kërcënuan të miturin në Ferizaj

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana” që e rrahën dhe kërcënuan të miturin në Ferizaj

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar sot, se si pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana” e kanë rrahur dhe kërcënuar një 17-vjeçar, në ambientet e Stacionit të Autobusëve, në Ferizaj.

Rasti ka ndodh dje, pasi viktima me inicialet E.B., kishte zbritur nga nga autobusi “Albana” që operon në linjën Ferizaj-Mirosalë.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali të dyshuar për rrahjen janë: Faton dhe Alban Kurti.

Si ndodhi rasti?

Siç merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet e saja, 17-vjeçarin pasi kishte zbritur nga autobusi, e kishte thirrur Faton Kurti, në një dhomë të vjetër brenda Stacionit të Autobusëve me arsyetimin se donte të fliste për pagesën mujore të biletës.

Por, aty situata ndryshoi – viktima nisi të goditej me grushte në kokë dhe fytyrë nga Faton Kurti.

Situata siç zbulon Gazeta Sinjali është bërë edhe më e rëndë, kur i dyshuari tjetër, Alban Kurti, ka tentuar ta godasë 17-vjeçarin me një lopatë, por që më pas është ndaluar nga një shok i tij.

Të dy të dyshuarit më pas e kanë nxjerrë jashtë viktimën dhe e kanë kërcënuar me fjalët: “Nëse edhe njëherë shkakton probleme në autobus me Izmirin, do ta pësosh më keq”. 

Pas sulmit, viktima është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Ferizajt, ku mori trajtim për lëndimet e marra. 

Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë njërin nga të dyshuarit – këtë rast, Alban Kurtin.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/