Sinjali ka siguruar identitetet e personave të përfshirë në përleshjen e ndodhur sot pasdite në kafiterinë “Almora’s”, në rrugën Vushtrria në Prishtinë, ku situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është përdorur edhe thikë.
Burime të sigurta bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë: Egzon Qerimi, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, Donat Vitia, i lënduar gjatë përleshjes, Elion Vitia, i dyshuari që dyshohet se e ka përdorur thikën gjatë rrahjes.
Motivi dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje për borxh, që çoi në përplasje fizike me pasoja.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe po trajton rastin në koordinim me Prokurorinë.
Sinjali do të sjellë të tjera zhvillime për këtë incident.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit