image Ekskluzive: Këta janë gjashtë të dyshuarit për rrahjen dhe therjen me thikë në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive: Këta janë gjashtë të dyshuarit për rrahjen dhe therjen me thikë në Prishtinë

news image

Gjashtë persona u përfshinë në një përleshje fizike që eskaloi në therje me thikë të enjten pasdite në rrugën “Agim Deva” në Prishtinë. Gjatë rrahjes, dy nga ta kanë pësuar lëndime trupore dhe njëri përfundoi me lëndime të rënda në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Kush janë të dyshuarit që u përfshinë në këtë rast, ku u përdor thika dhe një shkop druri?

Siç merr vesh Sinjali ekskluzivisht të dyshuarit që përfunduan në mbajtje janë Adhurim Morina, Blendi Hajdari, Riad Sherifi dhe Mirdon Sherifi.

Ndërsa i dyshuari që pësoi lëndime të rënda trupore është Visar Limani, kurse personi tjetër i përfshirë në përleshje por që mori lëndime të lehta është i moshës së mitur, A.L.

Në vendin e ngjarjes Policia ka sekuestruar një mjet të mprehtë dhe një shkop druri, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit ndaj të dyshuarve.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë përleshjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore ku njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë dhe një shkop druri. Me vendim të prokurorit kujdestar katër prej të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.”

Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/