image Ekskluzive: Këta janë gjashtë të arrestuarit për rrahjen në lokalin 'Dry Bar' në Gjakovë

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë gjashtë të arrestuarit për rrahjen në lokalin ‘Dry Bar’ në Gjakovë

news image

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnatës, në një lokal në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, ku pas një përleshjeje fizike mes dy grupeve, dy persona kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në lokalin “Dry Bar” në Gjakovë, ku pas një zënke mes dy grupeve, janë përdorur mjete të mprehta, sikur edhe thikat.

Sinjali mëson ekskluzivisht se gjashtë të dyshuarit në lidhje me këtë rast janë: Gjon Ndeca (rreth 26-vjeçar), Gjinson Nreca (rreth 24-vjeçar), Nikolle Nreca (rreth 30-vjeçar), Shpejtim Bajraktari (rreth 35-vjeçar), Agron Aliaj (rreth 34-vjeçar) dhe Besfort Hajdaraj (rreth 33-vjeçar).

Ndërkaq, viktimat e këtij rasti janë Ali Bajraktari (rreth 31-vjeçar) dhe Herolind Hajdaraj (rreth 34-vjeçar), të cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar menjëherë në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Siç mëson Gazeta Sinjali, hetuesit rajonalë gjatë kontrollit të automjetit të të dyshuarit të parë, Gjon Ndeca, kanë gjetur një thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur në incident.

Prokurori ka urdhëruar ndalimin e të gjithë të dyshuarve, ndërsa rasti është cilësuar si “Vrasje në Tentativë” dhe veprimet hetimore janë në zhvillim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/