image Ekskluzive: Këta janë emrat e policëve të pandehur për rastin "Gylenistët"

Kosovë

Ekskluzive: Këta janë emrat e policëve të pandehur për rastin “Gylenistët”

news image

Sinjali sjell ekskluzivisht emrat e zyrtarëve policorë ndaj të cilëve Inspektorati Policor i Kosovës ka ushtruar kallëzim penal për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasëve turq, që ndodhi në mars të vitit 2018.

Sinjali mëson se kallëzimi penal ndaj 22 policëve është ushtruar nën dyshimet për dy vepra penale, atë të nenit 196 dhe 422.

Neni 196 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës ka të bëjë me veprën penale “Privim i kundërligjshëm i lirisë”, dhe parasheh dënim me gjobë ose me burgim deri në tri vjet. Ndërsa, neni 422 ka të bëjë me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, parasheh burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Këta janë zyrtarët policorë ndaj të cilëve IPK ushtroi kallëzim penal:

Në mesin e tyre është edhe polici, Nebih Krasniqi.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se së shpejti, kallëzim penal do të ushtrohet edhe kundër kolonel Shaban Gutës ndaj të cilit prokuroria ka autorizim për hetim.

Por, nuk mbaron këtu.

Hetimet rreth rastit “Gylenistët”, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) është duke i zhvilluar në tri drejtime.

“Në bazë të mandatit që ka, pjesën e Policisë së Kosovës e ka hetuar Inspektorati Policor i Kosovës ndërsa pjesa që ka të bëjë me Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Ministrinë e Infrastrukturës përkatësisht Departamentin për Aviacion Civil si dhe Departamentin për Migracion dhe të Huaj në kuadër të MPB-së, me autorizim të Prokurorisë Speciale është duke u hetuar nga Policia e Kosovës”, tha për Sinjalin ky burim shumë i sigurtë brenda prokurorisë.

Vetë prokurori i rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke u marrë me hetimin e zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës të dyshuar për implikim në këtë çështje. Sipas burimeve të Sinjalit brenda PSRK-së, tashmë edhe nga AKI-ja veçse janë intervistuar dy zyrtarë të lartë të këtij institucioni në lidhje me këtë rast.

Sot, Prokuroria Speciale ka lëshuar njoftimin lidhur me kallzimin penal ndaj zyrtarëve policorë.

Shënim: Veprat penale nga neni 196 dhe 422 janë marrë nga Kodi Penal i vitit 2013 sepse dëbimi kishte ndodhur para hyrjes në fuqi të Kodit të ri Penal më 2019 . /Sinjali/