Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për një aksion të Policisë së Kosovës në Prishtinë, ku sot janë arrestuar dy vëllezër, të dyshuar për organizim të kundërligjshëm të bixhozit dhe skema piramidale.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për: Besmir Mjeku, rreth 37-vjeçar, dhe Besnik Mjeku, rreth 47-vjeçar.
Dy të dyshuarit janë ndaluar nga zyrtarët e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë dhe janë shoqëruar për intervistim në prani të avokatëve mbrojtës.
Ndaj tyre është hapur rasti penal për “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”, nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Shtetit.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarve mund të shqiptohet masa ndalimit për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!