Gazeta Sinjali raportoi sonte për një aksion të Antidrogës në Prizren, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të narkotikëve dhe arrestimin e disa personave. Operacioni policor po vazhdon me bastisjet që po kryhen në shtëpinë e familjes Limani në rrugën “Ali Ibra”.
Kush janë personat që përfunduan në prangat e Policisë?
Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, zyrtarët policorë të Antidrogës kanë arrestuar dy vëllezërit Limani, Dardanin dhe Shabanin, të cilët janë kapur në flagrancë.
Bazuar në informacionet e para, Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë në Policinë Rajonale në Prizren, ka gjetur kokainë dhe marihuanë, që dyshohet se po përgatitej për shitje dhe shpërndarje.
Droga që u gjet është sekuestruar, ndërsa të arrestuarit do të procedohen për procedurat e tjera të nevojshme.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.