image Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen për rastin me drogë në Karaçevë

Siguri

Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen për rastin me drogë në Karaçevë

news image

Foto ilustruese


Abuzimi me substanca narkotike mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një aksion i tillë u zhvillua dje në Karaçevë të Epërme në Kamenicë, por dy të dyshuarit arritën të ikin, raporton Gazeta Sinjali.

Antidroga ka arritur të sekuestrojë një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë në oborrin e një shtëpie të pabanuar.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia janë Kastriot Kastrati dhe Leon Kastrati.

Pasi Policia ka intervenuar në atë lokacion, dy të dyshuarit janë shfaqur në vendin e ngjarjes, ku njëri prej tyre, Kastrioti, ka tentuar ta marrë drogën.

Por, pas reagimit të policëve i njëjti e ka hedhur substancën e dyshuar dhe ka arritur të arratiset së bashku me të dyshuarin tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjilan, me ç’rast është bërë e ditur se është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/