image Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit që e bën për spital 39-vjeçarin nga Prizreni, njëri vazhdon të jetë në arrati

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit që e bën për spital 39-vjeçarin nga Prizreni, njëri vazhdon të jetë në arrati

news image

Një përleshje e dhunshme mes disa personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prizren, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë dhe dy të dyshuar janë larguar nga vendngjarja, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazetës Sinjali Policia ka pranuar një informacion për incidentin dhe ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se viktimë e këtij rasti është Ilirjan Bytyqi, 39 vjeçar.

Bytyqi është emër i njohur për organet e rendit, pasi edhe herë të tjera ka qenë i përfshirë në përleshje fizike. Madje me të, shpesh herë ka qëlluar edhe vëllai i tij Avniu.

Në rastin e fundit, që ka ndodh në orët e para të mëngjesit të sotëm, Bytyqi u sulmua nga dy persona të dyshuar të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes, por mëson Gazeta Sinjali se Policia ka arritur të lokalizojë automjetin e përdorur për arratisje, ku janë gjetur njolla gjaku.

Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se të dyshuar për rastin janë: Elvis Kastrati, 29 vjeçar dhe Burim Hasanaj, 36 vjeçar.

Pas kontrolleve, Policia ka arritur të ndalojë Hasanajn, ndërsa Kastrati vazhdon të jetë në arrati dhe Policia është në kërkim të tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të kapurit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të arrestuar të dyshuarin tjetër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe teknika kriminalistike, të cilat kanë mbledhur prova për të ndriçuar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/