image Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit që u prangosen nga Policia për grabitjen e armatosur në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit që u prangosen nga Policia për grabitjen e armatosur në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në grabitjen e armatosur që ka ndodhur më 20 janar në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat e arrestuar janë Mërgim Kameri, 21 vjeçar dhe Kujtim Miftari, 20 vjeçar.

Sinjali mëson se dy të dyshuarit, më 20 janar, në orët e mbrëmjes, nën kërcënimin e armës kanë grabitur 300 euro nga arka e barnatores “An Pharm” dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.

Ndërsa sot pas një pune të suksesshme policore, të njëjtit janë arrestuar në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë dhe janë dërguar në mbajtje, ku gjatë intervistimit e kanë pranuar se kanë kryer grabitje në këtë barnatore.

Sinjali do të ju sjellë pamje ekskluzive për këtë rast.

Kujtim Miftari
Mërgim Kameri

/GazetaSinjali/