image Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit për vjedhjen e veturave në Gjakovë

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit për vjedhjen e veturave në Gjakovë

news image

Dy persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se janë përfshirë në disa raste të vjedhjes së veturave. Automjetet e vjedhura janë gjetur të braktisura, teksa të dyshuarit tashmë ndodhen në masën e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë Qendrim Berisha 22-vjeçar dhe B.Gjuraj 15-vjeçar.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se të dyshuarit fillimisht kanë shkaktuar vetëaksident me njërën nga veturat e vjedhura dhe pastaj e kanë braktisur atë.

Me datën 07.02.2024 në orët e pasdites në Stacioni Policor në Gjakovë janë raportuar dhe iniciuar pesë raste të ndara për vjedhje të veturave: një në fshatin Cermjan dhe katër të tjerat në qytetin e Gjakovës. Veturat e vjedhura kanë qenë tre Golf II, një Ford Fokus dhe një Golf V. Bazuar në të dhënat e pranuara nga ankuesit e rasteve të raportuara, veturat kanë qenë të parkuara, ndërsa çelësat e tyre (në të gjitha rastet) i kishin lënë brenda tyre.

Njësitet kompetente në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, menjëherë ju kanë përgjigjur rasteve dhe pas një pune intensive operative dhe hetimore kanë arritur t’i gjejnë, të braktisura, pesë veturat e raportuara të vjedhura.

Puna operative dhe hetimore ka vazhduar në drejtim të identifikimit dhe arrestimi të të dyshuarve të përfshirë në rastet e raportuara, kështu që rreth orës 02:20 të datës 08.02.2024, janë identifikuar dy të dyshuar. Të njëjtit dyshohet se fillimisht kanë shkaktuar vetë-aksident me njërën nga veturat e vjedhura dhe pastaj e kanë braktisur atë”, thuhet në njoftim,

Dy të dyshuarit janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/