image Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit në Ferizaj tek të cilët Policia gjeti armë dhe një boks hekuri

Siguri

Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit në Ferizaj tek të cilët Policia gjeti armë dhe një boks hekuri

news image

Nuk janë të rralla rastet kur të rinjtë mbajnë armë pa leje, gjë që vazhdimisht po e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit si dukuri negative. Një rast i tillë është zbuluar gjatë ditës edhe në Ferizaj.

Për këtë arsye Policia ka arrestuar dy të dyshuar, që siç mëson Gazeta Sinjali janë: Dardan Beqiri, 33 vjeçar dhe Leutrim Baliu, 32 vjeçar.

Dyshja janë kapur për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti ka ndodh derisa Policia ka ndaluar katër persona në rrugën “Zenel Hajdini” dhe gjatë kontrollimit të tyre, tek i dyshuari Baliu ka gjetur një karikator të pistoletës dhe një boks hekuri.

Nën autorizim të prokurorit të shtetit është bastisur shtëpia e tij, por se nuk është gjetur asgjë, mirëpo ai ndërkohë ka pranuar se armën e zjarrit e kishte tek Dardan Beqiri.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/