image Ekskluzive: Këta janë dy të arrestuarit për tentim vrasjen në Istog, njëri prej tyre zyrtar i SHKK-së

Siguri

Ekskluzive: Këta janë dy të arrestuarit për tentim vrasjen në Istog, njëri prej tyre zyrtar i SHKK-së

news image

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një tentim vrasje në fshatin Istog i Poshtëm në Istog, ku është therur me thikë një person, pas një konflikti që dyshohet se ka pasur me të dyshuarin. Palët tashmë janë arrestuar dhe rasti është konfirmuar nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat e përfshirë në rast janë Shefqet Llapi dhe Arton Llapi.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, Shefqet Llapi është zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës në Burgun e Dubravës.

Të njëjtit kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, dy të dyshuarit janё ndaluar pёr 48-orё.

“Njësitet relevante pranë Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё dalë në vendngjarje, aty kanë takuar njё person tё lënduar i cili ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, pas pak nga njёsitet policore arrestohet edhe i dyshuari tjetёr i cili gjithashtu ёshtё dërguar pёr tretman mjekёsor.

Nё vendin e ngjarjёs ёshtё sekuestruar mjeti i mprehtё (thika) e cila dyshohet sё ёshtё pёrdorur nё kёtё rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/