Njësia e Antidrogës ka zhvilluar sot një aksion në fshatin Bogoshefc të Prizrenit, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës, si dhe prangosjen e personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme. Hetimet ndaj të dyshuarve kanë nisur, ndërsa tashmë është zbuluar identiteti i tyre.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy të arrestuarit janë Asmir Demiri dhe Dardan Limani.
Bazuar në informacionet e para, pas kontrolleve të kryera nga ana e Policisë, është sekuestruar rreth gjysmë kilogrami susbtanca narkotike, të llojit marihuanë.
Gjatë bastisjeve, po ashtu është gjetur armë dhe municion, që janë sekuestruar në cilësi të provave.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.