Operacioni policor i koduar si ‘Kalaja’ që u zhvillua të dielën nga Antidroga, rezultoi me sekuestrimin e rreth 100 kg drogë dhe arrestimin e dy personave. Të dyshuarit u kapën në një qendër tregtare në rajonin e Pejës, ndërsa bastisjet u kryen në fshatin Raushiq të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre pritet të ushtrohet kërkesa për masën e paraburgimit.
Sinjali ka mësuar se dy personat e arrestuar janë Naser Rexha dhe Nevzat Dinaj.
Në Raushiq, Antidroga ka gjetur 100 kg substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë, e ndarë në sasi të ndryshme – disa prej tyre të gatshme dhe tjerat në formë të bimëve.
Aksioni ka vazhduar edhe në fshatin Barilevë të Prishtinës, ku po ashtu është gjetur një sasi e narkotikëve, si dhe janë sekuestruar edhe 4 vetura.
Pamjet e drogës së sekuestruar janë publikuar nga Policia e Kosovës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.