image Ekskluzive: Këta janë dy personat që e rrëmbyen pejanin si hakmarrje për borxhin e vëllait të tij

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë dy personat që e rrëmbyen pejanin si hakmarrje për borxhin e vëllait të tij

news image

Borxhet prej qindra e mijëra eurove shumë shpesh kanë shkaktuar incidente dhe kanë eskaluar në sulme e kërcënime serioze – madje edhe në rrëmbim. Një incident i tillë dhe mjaft i rëndë ndodhi edhe gjatë ditës së djeshme në Pejë, ku një person u rrëmbye nga dy të tjerë për shkak të një borxhi financiar, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur paradite dhe u denoncua nga një mik i viktimës, i cili alarmoi Policinë dhe si rezultat, pas disa orëve u lokalizua vendndodhja e tij dhe u kapën të dyshuarit.

I riu nga Peja u kidnapua për shkak të një borxhi që vëllai i tij dyshohet se ua ka të dyshuarve, të cilët vendosën të hakmerren duke e rrëmbyer.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy personat e arrestuar janë Bafti Sadriu dhe Adil Kaçiu, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Bazuar në informacionet e para, të dyshuarit fillimisht e kanë ftuar për kafe viktimën, e më pas e kanë marrë dhe kanë vazhduar në drejtim të Podujevës.

Pasi njësitë policore janë vënë në lëvizje, të dyshuarit janë gjetur në Lupq të Podujevës, ku edhe u arrestuan dhe u shoqëruan për intervistim.

Viktima ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve, ku ka shpekjguar në detaje atë që ka ndodhur.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/