Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri u sulmua fizikisht nga dy persona mëngjesin e sotëm në rrugën “Bill Klinton”, me ç’rast janë arrestuar dy persona, raporton Gazeta Sinjali.
Sulmohet fizikisht Gazmend Muhaxheri, arrestohen dy persona
Sinjali mëson se dy personat që dyshohet se sulmuan fizikisht kryetarin e Pejës janë Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj.
Dy të arrestuarit me urdhër të Prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Policia tutje shtoi se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50, teksa Muhaxheri ka pësuar lëndime trupore.