image Ekskluzive: Këta janë dy personat e arrestuar nga aksion i Antidrogës në Prizren – kapet marihuanë

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë dy personat e arrestuar nga aksion i Antidrogës në Prizren – kapet marihuanë

news image

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Për një rast të tillë, kanë rënë në pranga edhe dy persona në komunën e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë: Qëndrim Krasniqi dhe Senad Krasniqi.

Aksioni është zhvilluar mbrëmë nga Njësiti i Antidrogës në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Të dyshuarit janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në rrobat e trupit të njërit te dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dy doza te substancës narkotike të llojit marihuanë.

Ndërsa në veturën e parkuar te dyshuarit tjetër është gjetur dhe konfiskuar një qese me doza të substancës narkotike e llojit marihuanë.

Në lidhje me rastin, siç merr vesh Gazeta Sinjali është bastisur edhe shtëpia e njërit te dyshuarit.

Gjatë këtij operacioni si dëshmi gjithsejtë janë sekuestruar: Tridhjetë e një (31) doza të substancës narkotike të llojit marihuanë me peshë 59.37 gram, një peshore elektronike, 1mijë e 435 euro dhe një automjet me targa vendore.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, Qëndrim Krasniqi, është dërguar në mbajtje për 48 orë, mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja.

Ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/