Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht gjatë ditës se Policia e Kosovës me Njësinë e Krimeve Ekonomike janë duke kryer bastisje në tre lokacione, në aksionin e quajtur “Patenta”
Nga ky aksion i ditës së sotme, janë arrestuar 11 persona në Prishtinë, Gjilan e Gjakovë dhe janë sekuestruar armë, fishekë, para të gatshme, telefona, kompjutera e dokumente.
Sinjali mëson se në mesin e të arrestuarve që raportoi gjatë ditës janë edhe Afrim Toçani, 59 vjeçar dhe Naim Murseli.
Derisa, Sinjali ka zbuluar më parë se disa nga të arrestuarit janë: Kamer Shabani, drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjakovë, Kader Saber Arifaj, pronar i një autoshkolle në Gjakovë, Sadri Sutaj, ekzaminer, Avni Avdyli, drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjilan, Trim Avdyli, ekzaminer dhe njëherësh djali i drejtorit, Emsh Ahmeti, ekzaminer, Drilon Ahmeti, punëtor i autoshkollës dhe dy të tjerë me pozita të përfshira në procedurat e testimit.
Përveç këtyre, Gazeta Sinjali ka raportuar sot edhe për një bastisje në Viti, ku është arrestuar 55-vjeçari, Ekrem Ahmeti, i cili kishte eklaruar se posedon një armë gjahu të prodhimit turk, e llojit dytytëshe vertikale, dhe rreth dy fishekë të kalibrit 12 mm.
Por. hetimet kanë konstatuar se leja e armës kishte skaduar që nga viti 2011, çka e bën posedimin e saj të paautorizuar në kuptim të ligjit.
Sinjali do të sjellë zhvillimet më të fundit nga ky hetim i ndjeshëm.
Shënim: Personii apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!