image Ekskluzive: Këta janë babë e bir që përfunduan në prangat e Policisë për therjen e një personi në Skenderaj

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë babë e bir që përfunduan në prangat e Policisë për therjen e një personi në Skenderaj

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Klinë e Epërme në Skenderajt, ku një person është therur me thikë si pasojë e një mosmarrëveshjeje. Viktima menjëherë është dërguar për ndihmë mjekësore në QKMF-në e Skenderajt, ndërsa dy persona të dyshuar në lidhje me rastin janë arrestuar nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje mes viktimës dhe dy të dyshuarve, lidhur me disa punime elektrike në shtëpinë e tyre.

Përplasja e tyre verbale ka eskaluar në dhunë fizike, duke kulmuar me therjen e të riut.

Sinjali mëson ekskluzivisht se dy të dyshuarit në lidhje me këtë rast janë bëbë e bir: Bellan Mecini (rreth 72-vjeçar) dhe Kemajl Mecini (rreth 42-vjeçar).

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarit, ndërsa Njësia e Hetimeve dhe Forenzika kanë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Viktima fillimisht është transferuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, e më pas në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Fatmirësisht, pas ndihmës mjekësore, ai është liruar për në shtëpi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa babë e bir janë ndaluar për 48 orë.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri rreth këtij rasti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/