Shefi i sigurimit, me punëtorë të sigurimit e menaxhera te diskoteka ‘Lit’ në Prishtinë përfunduan në prangat e Policisë për gjuajtjen me armë dhe rrahjen mbrëmë pas mesnate. 13 persona u dërguan në mbajtje dhe tashmë janë zbuluar emrat e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të arrestuarit për këtë rast janë:
1. Fatlum Verbovci, shefi i sigurimit – i dyshuari kryesor
2. Vigan Bekqeli, menaxher
3. Hekuran Demaj
4. Hamdi Obertinca
5. Daut Halili
6. Bislim Thaqi
7. Ilir Gara
8. Burim Verbovci
9. Fisnik Gashi
10. Adem Azemi
11. Qendres Selimi
12. Liridon Berisha
13. Gani Miftari
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari kryesor është shef i sigurimit, i cili dyshohet se ka përdorur armën e zjarrit dhe ka plagosur njërin nga dy viktimat.
Ndërsa personi tjetër që mbeti i lënduar është goditur brutalisht me mjete të forta nga punëtorët e sigurimit, raporton Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar sot edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
“Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.
Deri tani nga ana e policisë janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.