Një i ri i kërkuar nga drejtësia është arrestuar pak pas mesnatës në Fushë Kosovë, pasi ndaj tij ishin aktive dy urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Murat Alijajn, i cili është ndaluar nga Policia rreth orës 01:00 gjatë kontrolleve rutinë.
Pas verifikimit në sistemet policore, ka rezultuar se ndaj tij ishin në fuqi dy urdhër-arreste.
Njëri urdhër-arrest ishte lëshuar për vuajtjen e një dënimi me burg prej 10 ditësh për veprën penale “Vjedhje”, ndërsa tjetri kishte të bënte me detyrimin për t’u paraqitur në seancë gjyqësore lidhur me një rast për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Pas arrestimit, Policia ka zbatuar urdhëresat e Gjykatës dhe i njëjti është dërguar në Burgun e Hajvalisë për vuajtjen e dënimit.
Rasti është evidentuar si “Realizim i urdhëresës”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!