Një incident është regjistruar në Ferizaj, ku një qytetar ka kërcënuar zyrtarë policorë dhe punëtorë të KEDS-it gjatë një ndërhyrjeje në terren, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 4 maj 2026 rreth orës 15:20, në rrugën “Riza Matoshi”, ku dy punëtorë të KEDS-it, të asistuar nga Policia, kishin dalë për të ndërruar një orëmatës të vjetër mekanik me një digjital.
Sipas informacioneve, i dyshuari Hamit Zariqi rreth 75 vjeç fillimisht është konfrontuar verbalisht me punëtorët, ndërsa situata ka eskaluar kur ai ka kërcënuar për jetë si punëtorët e KEDS-it ashtu edhe dy zyrtarët policorë, duke kundërshtuar vendosjen e orëmatësit të ri.
Pas reagimit të Policisë, i njëjti është shoqëruar në stacion policor.
Njësia e hetimeve rajonale ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke intervistuar palët e përfshira, përfshirë punëtorët dhe zyrtarët policorë.
Në konsultim me Prokurores kujdestare, rasti është trajtuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!