Klubi basketbollistik Kb Penza angazhon trajnerin e mirënjohur shqiptar, Bujar Loci për sezonin e ardhshëm, shkruan Sinjali Sporti.
Sipas burimeve të gazetës Sinjali, klubi i Penzës do menaxhohet për edicionin e ri nga trajneri i suksesshëm, Bujar Loci.
Trajneri i ri Kb Penza-s nuk është emër i padëgjuar për adhuruesit e basketbollit, pasi që Loci ka qenë selektor i Kosovës, trajner i Kb Rahovecit, Kb Peja dhe Kb Sigal Prishtinës.
Pas një përvoje të gjatë në Superligën e basketbollit, trajneri që ka fituar tituj të shumtë e ka rrëmbyer Kb Penza, e cila këtë vit, ndonëse mban titullin e kampionit, siç duket nuk e ka në mend ta lëshojë atë.
Derisa kanë mbetur edhe pak ditë para fillimit të sezonit të ri basketbollistik, klubet janë duke bërë lëvizjet e tyre të fundit. /Gazeta Sinjali Sporti/