image Ekskluzive: Kapet në Vërmicë 42-vjeçari në kërkim për mashtrim –  dërgohet në mbajtje për 48 orë

Ekskluzive

Ekskluzive: Kapet në Vërmicë 42-vjeçari në kërkim për mashtrim –  dërgohet në mbajtje për 48 orë

news image

Një person që kërkohej nga drejtësia është arrestuar nga Policia Kufitare në pikën kufitare të Vërmicës, pasi gjatë kontrollit të dokumenteve rezultoi me urdhër-arrest aktiv për veprën penale të mashtrimit.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 30 maj 2025, rreth orës 23:40, kur është ndaluar për verifikim Adrian Bogujevci, rreth 42-vjeçar. Gjatë kontrollit në sistemin policor, ai është identifikuar si person i kërkuar nga autoritetet gjyqësore në Kosovë.

Pas arrestimit, Bogujevci është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, në pritje të procedurave të mëtejme ligjore.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa Gazeta Sinjali do të përcjellë zhvillimet në vijim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/