image Ekskluzive | Kapet me marihuanë në Vërmicë, 21-vjeçari nga Shqipëria ndalohet në kufi (EMRI)

Ekskluzive

Ekskluzive | Kapet me marihuanë në Vërmicë, 21-vjeçari nga Shqipëria ndalohet në kufi (EMRI)

news image

Një shtetas i Shqipërisë ka rënë në duart e Policisë së Kosovës pasi gjatë kontrollit kufitar në Vërmicë iu gjet substancë e dyshuar narkotike.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Gledis Muqmatën, rreth 21-vjeçar, i cili po hynte në Kosovë me një veturë Audi me targa shqiptare.

Sipas informacioneve të siguruara, gjatë kontrollit të detajuar të automjetit dhe personit, zyrtarët policorë kanë gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar të llojit marihuanë, me peshë prej 5.53 gramësh.

Pas sekuestrimit të narkotikëve, rasti është marrë në trajtim nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prizren.

Sinjali mëson se Gledis Muqmata është intervistuar nga hetuesit antidrogë, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të Prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kontrolli në kufi i kushtoi shtrenjtë 21-vjeçarit nga Shqipëria. Marihuana u sekuestrua, ndërsa rasti tashmë është në duart e hetuesve antidrogë.

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/