image Ekskluzive | Kapet me marihuanë gjatë aksionit “Stop Drogave në Shkolla” në Ferizaj

Siguri

Ekskluzive | Kapet me marihuanë gjatë aksionit “Stop Drogave në Shkolla” në Ferizaj

news image

Një i ri ka përfunduar në procedurë penale pasi është kapur me substancë narkotike gjatë një aksioni të Policisë në Ferizaj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 4 qershor, rreth orës 19:45, në rrugën “Dëshmorët e Zaskokut”, ku hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), në kuadër të planit operativ “Stop Drogave në Shkolla”, kanë ndaluar për kontroll një person të dyshuar.

Pas verifikimit, personi është identifikuar si Argjend Ugzmaili.

Sipas burimeve, para kontrollit fizik, zyrtarët policorë e kanë pyetur nëse posedonte ndonjë send të kundërligjshëm, ndërsa ai ka deklaruar se në çantën e tij kishte një cigare të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj, ku janë ndërmarrë veprimet procedurale.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një cigare me rreth 0.55 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar intervistimin e të dyshuarit dhe procedimin e rastit në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/