image Ekskluzive | Kapet me hashash në parkingun e diskotekës "Stop" në Gjilan – në pranga 30-vjeçari

Siguri

Ekskluzive | Kapet me hashash në parkingun e diskotekës “Stop” në Gjilan – në pranga 30-vjeçari

news image

Një 30-vjeçar ka rënë në duart e Policisë në orët e para të mëngjesit në Gjilan, pasi gjatë një kontrolli iu gjet substancë e dyshuar narkotike.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Esat Ferën (30-vjeç).

Sipas informacioneve, rreth orës 00:40, njësia Task Forca në Gjilan ka ndaluar dhe kontrolluar të dyshuarin në parkingun e diskotekës “Stop”, ku në posedim të tij janë gjetur 5.38 gram substancë e dyshuar narkotike të llojit hashash.

Substanca është sekuestruar, ndërsa hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) kanë kryer testin fushor, i cili ka rezultuar pozitiv për hashash.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Esat Ferës është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancës narkotike, psikotrope ose analoge”, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/