image Ekskluzive: Kapet me drogë në Gjakovë – e gëlltiti marihuanën në tentativë për ta fshehur

Ekskluzive

Ekskluzive: Kapet me drogë në Gjakovë – e gëlltiti marihuanën në tentativë për ta fshehur

news image

Gazeta Sinjali mëson se një person është ndaluar në Gjakovë në orët e mbrëmjes të së martës, 13 maj 2025, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 22:30, në rrugën “Domenik Përgegaj”, Policia ka ndaluar për verifikim një veturë të tipit Hyundai, e cila drejtohej nga Leon Elezi, 27-vjeçar.

Gjatë kontrollit, policët kanë vërejtur se i dyshuari kishte përtypur diçka të dyshimtë, dhe pas pyetjes së drejtpërdrejtë, ai ka pranuar se kishte përtypur marihuanë, në përpjekje për ta fshehur.

Pas kësaj, Elezi është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është kontaktuar Prokurori Kujdestar nga PTH-Gjakovë, i cili ka lëshuar urdhër për bastisje të banesës së të dyshuarit në rrugën “Ganimete Terbeshi”.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar: 3 cigare (jointa) të mbushura me substancë të dyshuar për marihuanë, me peshë 2.52 gramë, 2 qese najloni me substancë të dyshuar për kokainë, me peshë  rreth 2 gramë

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.

Hetimet për rastin janë në vazhdim. Sinjali do të sjellë detaje të tjera në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/