image Ekskluzive | Kapet me armë në brez në Koshtovë – 23 vjeçari përfundon në ndalim

Siguri

Ekskluzive | Kapet me armë në brez në Koshtovë – 23 vjeçari përfundon në ndalim

news image

Një 23-vjeçar është arrestuar të shtunën në Leposaviç pasi njësitë speciale policore i gjetën armë zjarri gjatë kontrollit, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Rion Begiqin, i cili u ndalua nga njësia NJNSH-Lindje në fshatin Koshtovë.

Sipas informatave, gjatë kontrollit sipërfaqësor policor, te Begiqi është gjetur një armë brezi, pistoletë me katër fishekë të kalibrit 9 mm, për të cilën nuk posedonte leje.

Pas zbulimit të armës, Policia e arrestoi menjëherë 23-vjeçarin, ndërsa arma dhe fishekët u sekuestruan si prova materiale.

Sinjali mëson se pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Rion Begiqi është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po hetohet si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/