image Ekskluzive | Kapen me armë në parkingun e “Viva Fresh” në Ferizaj – 18-vjeçari përfundon në ndalim 48 orësh, tjetri lirohet

Ekskluzive

Ekskluzive | Kapen me armë në parkingun e “Viva Fresh” në Ferizaj – 18-vjeçari përfundon në ndalim 48 orësh, tjetri lirohet

news image

Një skenë që mund të kishte përfunduar tragjikisht është parandaluar mbrëmë në Ferizaj, ku Policia ka kapur dy persona të armatosur në parkingun e marketit “Viva Fresh Store”, në rrugën “Naim Beka”.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt 2026, rreth orës 20:20, kur njësia e DHTN-Ferizaj ka vërejtur një veturë VW Jetta, ngjyrë e zezë, me targa vendore, të parkuar në mënyrë të dyshimtë.

Gjatë verifikimit, jashtë automjetit janë hasur Leonard Jemini (19 vjeç) dhe Egzon Arifi (25 vjeç).

Kontrolli trupor ka zbuluar se Arifi, i cili ishte shofer i veturës, mbante në xhepin e xhaketës një Spray OC me mbishkrimin “Nato”, ndërsa te Jemini është gjetur një revole e tipit “Zoraki”, bashkë me një fishek kalibri 7.65 mm, të vendosur në karikator.

Të dy janë shoqëruar menjëherë në Stacionin Policor në Ferizaj, ku janë intervistuar nga njësia e hetimeve për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedimi i paautorizuar i armëve”, në prani të avokatëve mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

Arma e zjarrit dhe spreji OC janë sekuestruar si prova materiale dhe janë dërguar në dhomën e dëshmive përmes zinxhirit zyrtar të ruajtjes.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendim që Leonard Jemini të dërgohet në ndalim policor për 48 orë në Qendrën e Ndalimit, ndërsa Egzon Arifi është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente, ndërsa hetimet mbeten në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/