image Ekskluzive: Kapen në flagrancë 2 persona në Fushë-Kosovë, po planifikonin t'i shisnin 200 mijë € të falsifikuara në Shqipëri

Siguri

Ekskluzive: Kapen në flagrancë 2 persona në Fushë-Kosovë, po planifikonin t’i shisnin 200 mijë € të falsifikuara në Shqipëri

news image

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar sot në flagrancë dy persona të dyshuar për falsifikim të parave, raporton Gazeta Sinjali.

Ata dyshohen se kanë falsifikuar 200 mijë euro, të cilat po planifikonin t’i shisnin në Shqipëri.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet brenda policisë, se arrestimi i të dyshuarve u bë sot në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës, ku ata u kapën në flagrancë duke bërë shitblerjen e parave falso, në këmbim të një shume të parave origjinale.

Këto burime kanë bërë të ditur se nga të dyshuarit janë konfiskuar nga 12 mijë euro para të falsifikuara, si dhe është sekuestruar një veturë.

Kjo veturë, Sinjali mëson se ishte shfrytëzuar nga disa persona të tjerë, të cilët ua kishin sjellë dy të arrestuarve 120 mijë euro, në banknota nga 500 euro (240×500).

Pas arrestimit të tyre, prokuroria ka urdhëruar bastisjen e dy lokacioneve, vendbanimeve të të dyshuarve, mirëpo, aty nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Sinjali mëson se ky aksion nuk ka përfunduar me arrestimin e dy të të dyshuarve, pasi që për këtë rast janë intervistuar shumë persona të tjerë të dyshuar, andaj pritet që në vijim të ketë edhe sekuestrime të tjera./Gazeta Sinjali/