image Ekskluzive: Kanosja që i pasoi rrahjes në Prizren, këta janë dy të dyshuarit që u arrestuan pas bastisjeve

Siguri

Ekskluzive: Kanosja që i pasoi rrahjes në Prizren, këta janë dy të dyshuarit që u arrestuan pas bastisjeve

news image

Një rrahje që ndodhi para disa netësh në Prizren pasoi me kërcënime mes palëve të përfshira. Disa të rinj u përfshinë në sherr dhe për pasojë përfunduan si të dyshuar në Polici. Dy të dyshuarit kanë dalë sot para Gjykatës dhe ndaj tyre tashmë është marrë vendim, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy të dyshuarit janë Gjon Shala dhe Ardit Krasniqi – ky i fundit ishte i njohur si Qorri.

Ndaj Shalës, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit pas seancës që u mbajt sot, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ndërsa Krasniqi është dërguar në arrest shtëpiak, si i dyshuar për vëprën “Kanosje” – rast ky që po hetohet pas incidentit të përleshjes.

Por si ndodhi rasti?

Fillimisht, Sinjali mëson se Ardit Krasniqi dyshohet se ishte kapur me vëllain e të dyshuarit Gjon Shala, i moshës së mitur, në pishinën e tij “Suntea” që e menaxhon në Prizren.

Në shenjë revolte, Shala dyshohet se një ditë më pas ishte takuar me vëllain e Ardit Krasniqit dhe të njëjtin e ka sulmuar fizikisht.

Rrahja e vëllait të Arditit, e shtyri këtë të fundit që të kërkojë llogari, duke e kërcënuar seriozisht Gjon Shalën në rrjete sociale, se do ta pësojë keq dhe do të hakmerret.

Rastet që e pasuan njëra tjëtrën rezultuan me nisjen e hetimeve dhe sigurimin e provave për përfshirjen e personave të dyshuar.

Burimet e Sinjalit thonë se palët e dyshuara fillimisht janë liruar në procedura të rregullt, por një ditë më pas përfunduan në pranga.

Ndalimi i tyre erdhi pas bastisjeve që u kryen nga Policia, në koordinim me Prokurorinë, me ç’rast të dyshuarit Ardit Krasniqi iu sekuestrua arma që e posedonte me leje.

Pas ndalimit të tyre gjatë ditës së djeshme, Prokurori i Shtetit ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë dhe sot u mbajt seanca.

Shala përfundoi në paraburgim, ndërsa Krasniqi në arrest shtëpiak.

Pas konfliktit që u përfshinë të dyshuarit, Sinjali mëson se dy familjet janë pajtuar dhe raportet nuk janë acaruar më tutje.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/