image Ekskluzive | Kanosi me granatë dore një zyrtar policor në Graçanicë, arrestohet 42-vjeçari

Siguri

Ekskluzive | Kanosi me granatë dore një zyrtar policor në Graçanicë, arrestohet 42-vjeçari

news image

Një 42-vjeçar ka përfunduar në ndalim policor, pasi dyshohet se ka kërcënuar me granatë dore një zyrtar policor gjatë një takimi në Graçanicë, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ivan Dimiq (42 vjeç).

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 22 korrikut, rreth orës 21:30, në rrugën “Krajl Milutina” në Graçanicë.

Ankuesi, një zyrtar policor ( emër i njohur për Sinjalin), ka deklaruar se ishte ftuar nga i dyshuari për një takim. Sipas deklarimit të tij, pasi kishte hyrë në veturën Volvo të Ivan Dimiqit, ky i fundit e kishte kanosur për jetën, duke i treguar një granatë dore.

Pas raportimit të rastit, njësitë relevante të Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin. Në aksion është angazhuar edhe Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda (NJHP), e cila ka kryer kontroll në shtëpinë dhe automjetin e tij.

Megjithëse gjatë kontrollit nuk është gjetur ndonjë granatë apo provë tjetër materiale, Policia ka vazhduar procedurat hetimore bazuar në dyshimet e ngritura dhe deklarimet e mbledhura.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndaj Ivan Dimiqit është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”, ndërsa ai është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/