image Ekskluzive | Kanosën pronarin e pompës së derivateve në Zubin Potok, identifikohet edhe i dyshuari i dytë

Siguri

Ekskluzive | Kanosën pronarin e pompës së derivateve në Zubin Potok, identifikohet edhe i dyshuari i dytë

news image

Është zbardhur identiteti i personit të dytë të dyshuar në rastin e kanosjes së raportuar disa ditë më parë në një pompë derivatesh në Zubin Potok, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, përveç Besnik Tahirit, 50 vjeç, Policia ka identifikuar edhe Hashim Brahimin, 52 vjeç, si të dyshuar në këtë rast.

Sipas hetimeve, incidenti kishte ndodhur më 2 korrik, rreth orës 19:30, në pompën e derivateve “SHERIFF OIL” në fshatin Zupç, ku dy të dyshuarit, pasi ishin furnizuar me derivate, dyshohet se kishin fyer dhe kanosur pronarin e pompës, A. Dragushën, 60 vjeç.

Fillimisht ishte intervistuar vetëm njëri nga të dyshuarit, ndërsa identiteti i personit tjetër nuk ishte konfirmuar.

Pas veprimeve shtesë hetimore, më 6 korrik, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë edhe Hashim Brahimin, i cili është ftuar dhe intervistuar në stacion policor.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është vendosur që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar pas intervistimit.

Rasti për veprën penale “Kanosje” mbetet nën trajtim nga organet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/