Një denoncim për kërcënim me jetë ka çuar në zbulimin e një arme me leje të skaduar në Gjakovë, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.
Rasti është raportuar më 12 maj 2026 në fshatin Kushavec.
Sipas informatave, ankuesi M. K., rreth 70-vjeçar ka deklaruar se djali i tij, i cili jeton në Gjermani, e kishte njoftuar se i dyshuari Krist Kaqinari, rreth 64-vjeçar kishte shprehur kërcënime për vrasje ndaj tij.
Burimet bëjnë të ditur se sipas ankuesit, këto fjalë dyshohet se janë përcjellë përmes djemve të të dyshuarit, të cilët gjithashtu jetojnë jashtë vendit dhe ende nuk janë intervistuar nga hetuesit.
Sinjali mëson se gjatë intervistimit, i dyshuari ka mohuar çdo kërcënim, por ka pranuar se posedon një revole në shtëpi.
Pas verifikimit në sistemin policor, është konstatuar se arma që ai posedonte kishte leje të skaduar.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!