image Ekskluzive: Jo vetëm kafe – Në një lokal në Podujevë mysafirët shërbehen edhe me drogë të gatshme, arrestohet 21 vjeçari

Ekskluzive

Ekskluzive: Jo vetëm kafe – Në një lokal në Podujevë mysafirët shërbehen edhe me drogë të gatshme, arrestohet 21 vjeçari

news image

Një operacion i befasishëm policor në qytetin e Podujevës ka zbuluar një skandal të rëndë: në vend se vetëm kafe, në një lokal shërbehej edhe drogë e paketuar për shpërndarje.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se pas informacioneve operative, njësitë policore kanë ndërhyrë në rrugën “Bahri Fazliu”, ku dyshohej për veprimtari të paligjshme.

Gjatë kontrollit në lokal, në një kuti kafeje janë zbuluar 11 doza të mbështjella me folje, të gatshme për shitje, si dhe një bluarëse me mbetje të substancave narkotike.

Personi që menaxhonte hapësirën është një i ri 21-vjeçar, i cili u arrestua në vendngjarje dhe u shoqërua menjëherë në ndalim.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari u ndalua për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse lokali ishte vetëm një pikë e vogël në një zinxhir më të madh të tregtisë ilegale me drogë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/